“Zgjerimi i fashës me moshat e reja”; Tomini: COVID-19 tani ka agresivitet më të lartë
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se në këto javë virusi i COVID-19 ka treguar se agresiviteti është i lartë.
E ftuar në emisionin “Real Story” Tomini tha se fasha e grupmoshës është zgjeruar dhe ka shkuar në 30-40 vjeç.
“Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e rriskut janë pësuar dhe rastet e vdekjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmeri dhe agresivitet. Tendenca, kemi vënë re, që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës, 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura. Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Agresivitet është më i lartë.”,- tha Tomini.
Fraksion.com