“Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit”; Rama: Komitët e SHQUP-it dhe Lalzit nxitën myslimanët
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se “jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit”.
“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit”, tha Kryeministri.
Reagimi i plotë i Kryeministrit:
Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram😂😡
Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre🙏
🟢 PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT🕌⛪️
❤️ DUKE JU URUAR MEGJITHË ZEMËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MUSLIMANË, UROJ EDHE QË HAPJA E XHAMIVE (NËN KUJDESIN E MADH TË DREJTUESVE SHPIRTËRORË TË KOMUNITETIT PËR RESPEKTIMIN E PROTOKOLLIT TË PROPOZUAR PREJ VETË ATYRE) TË JETË NJË OGUR I MIRË PAQEJE E MIRËSISH, PËR TË GJITHA KOMUNITETET DHE VETË SHQIPËRINË E SHQIPTARËT NË KËTË KOHË JO TË LEHTË🕋☀️
Fraksion.com