AktualitetTë fundit

Mega-operacion në Tiranë, mbi 20 persona të arrestuar

Një megaoperacion po zhvillohet nga “operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”.

Burime bëjnë me dije se operacioni është i koduar ‘Crystal Eagle’, dhe nga ky operacion janë ndaluar mbi 20 persona.

Burimet bëjnë me dije se të përfshirë në këtë grup kriminal ishin edhe punonjës në aeroportin e Rinasit. Po ashtu mësohet se këta persona, pasi siguronin ‘klientë’ kundrejt pagesave, i largonin këta qytetarë me procedurë të rregullt nga Shqipëria, dhe më pas në aeroporte të mëdha nëpër Europë përdornin dokumenti të falsifikuar.

Personat falsifikonin viza dhe dokumente identifikimi me qëllim trafikimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada apo vende të BE-së. Ndërkohë, përfituesit nga kjo skemë përdornin si vendkalim dhe pika të tjera kufitare përveç Rinasit.

 

Fraksion.com