Starmer bisedon me Erdogan dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite për tensionet me Iranin

Teksa ka kaluar një javë nga nisja e sulmeve amerikao-izraelite në Iran, kryeministri britanik Kier Starmer ka biseduar së fundmi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Ai i tha kryeministrit britanik se ka ende gjëra që mund të bëhen për të ndërtuar një bazë për dialog dhe se “përpjekjet e Turqisë të përqendruara në paqe” janë duke vazhduar, sipas një deklarate nga presidenca turke.
Sakaq, në bisedën me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Starmer u shpreh se Mbretëria e Bashkuar ishte e gatshme të mbështeste vendin arab në rast se do të nevojitej.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunim më të madh në inteligjencë në mbështetje të operacioneve mbrojtëse dhe civilëve.
Fraksion.com
