Investigimi i BBC: Një kompani ajrore iraniane ndihmoi në përhapjen e koronavirusit
Një investigim nga “BBC News Arabic“, ka analizuar të dhënat që tregojnë se si linja ajrore më e madhe e Iranit, Mahan Air vazhdoi punën edhe pse qeveria i kishte ndaluar fluturimet, duke kontribuar kështu në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.
‘Mahan Air” zhvilloi qindra fluturime drejt dhe nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria midis fundit të janarit dhe fundit të marsit.
Të gjitha këto vende i dhanë lejen Mahan Air të ulte avionët në aeroportet e tyre. Dhe ato e bënë këtë kur ndalimet për fluturimet rutinore nga Irani ishin në fuqi.
Burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra persona të ekuipazhit të Mahan Air po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe se kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga komapnia ajrore dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata heshtën.
Mahan Air është akuzuar nga SH.B.A. për lidhjet e saj me Gardën Revolucionare të fuqishme Iraniane./BBC
Fraksion.com