Koronavirus ose jo; NATO siguron qiellin e saj
Avionët e NATO-s prej dy ditësh përgjuan avionët rusë që fluturonin afër hapësirës ajrore të NATO-s.
Më 28 dhe 29 prill Aleatët dolën në qiell mbi Detin Baltik dhe Detin e Veriut dhe shoqëruan aeroplanët ushtarakë rusë që vepronin mbi ujërat ndërkombëtare pranë hapësirës ajrore të NATO-s. Kjo tregon se Aleatët janë duke punuar së bashku dhe të gatshëm 24/7 për të ruajtur dhe mbrojtur hapësirën ajrore mbi anëtarët e NATO-s.
Më 28 prill, avionët luftëtarakë polakë nën misionin e Policisë Balltike Ajrore të NATO-s u nisën nga Estonia për të identifikuar dy bombarduesit rusë Tu-160, të shoqëruar nga disa avionë luftëtarakë mbështetur nga një avion paralajmërues i hershëm. Formacionit iu përgjigj më vonë përsëri avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore Daneze.
Në të njëjtën ditë, një aeroplan tjetër rus , si dhe dy aeroplanë sulmues rusë Tu-22, ngarkuar me municion luftarak, iu afruan hapësirës ajrore të NATO-s në brigjet e Norvegjisë dhe që u kapën nga avionët luftarakë norvegjezë.
Më 29 prill avionët luftëtarakë nrvegjezë u përleshën dy herë më shumë kundër dy avionëve Rusë të patrullimit detar të cilët iu afruan hapësirës ajrore të NATO-s afër Norvegjisë. Pas përgjimit të parë nga aeroplanët norvegjezë F-16, Royal Air Force nisi aeroplanin e tyre të shpejtë të Gatishmërisë Typhoon nga RAF Lossiemouth për të takuar dhe shoqëruar aeroplanët rusë ndërsa i gjurmuan ata në jug drejt Detit të Veriut. Ata vepruan rreth Detit të Veriut dhe u kthyen në veri ku luftëtarët norvegjezë F-35 u takuan me ta dhe i shoqëruan jashë zonës të NATO-s.
Të gjitha përgjimet u zhvilluan në një mënyrë profesionale, duke demonstruar se avionët luftarakë të NATO-s në Aleancë vazhdojnë të mbeten të gatshëm për të mbrojtur qiellin e Aleatëve 24/7.
Fraksion.com