AktualitetBota+Të fundit

Stambolli po ndërton dy spitale të mëdha me shpejtësi

Autoritetet turke po ndërtojnë paralelisht dy spitale në Stamboll, gjegjësisht në kompleksin e Aeroportit “Ataturk” dhe në lagjen Sancaktepe.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi ndërtimin e dy spitaleve në Stamboll pas mbledhjes së kabinetit të tij më 6 prill, ndërsa ndërtimi i tyre filloi tre ditë më vonë në Aeroportin “Ataturk” dhe në lagjen Sancaktepe.

Këto spitale janë me një kapacitet prej 1.009 shtretërish dhe ndërtimi është planifikuar të përfundojë më 24 maj.

Dy spitalet që po ndërtohen do të përdoren për të trajtuar pacientët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, siç janë tërmetet, epidemitë dhe emergjencat e tjera.

Gjithsej 8 mijë punëtor janë duke punuar në ndërtimin e dy komplekseve moderne mjekësore, të ndarë në tre ndërrime.

Secili nga dy spitalet shtrihet në një sipërfaqe prej 184 mijë metra katror dhe ka 70 mijë metra katror hapësirë të mbuluar.

Të gjitha dhomat spitalore janë planifikuar në atë mënyrë që ato të mund të përshtaten me nevojat brenda një periudhe të shkurtër kohe dhe të shndërrohen në dhoma të kujdesit intensiv.

Pas ndërtimit, të dy spitalet do të kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore me salla operimi, imazhe të rezonancës magnetike, laboratore dhe hapësira të tjera./AA

 

Fraksion.com