Zjarrfikësit në Spitalin Infektiv; Rama: Prekëse dhe domethënëse
Zjarrfikësit vizituan sot personelin e spitalit Infektiv në Tiranë për ti shprehur solidaritetin e tyre, pasi që prej muajit mars ata po përballen në vijën e parë me COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi sot disa fotografi nga vizita e zjarrfikësve në spitalin Infektiv duke e cilësuar atë prekëse dhe domethënëse.
“Prekëse, domethënëse. Zjarrfikësit vizitojnë personelin e Spitalit Infektiv, për t’u shprehur mirënjohjen e solidaritetin e tyre luftëtarëve të vijës së zjarrit”, shprehet Rama.