Policia bën ”përgjegjës” për zjarrvënie një qen
Një qen, i mbetur vetëm në një banesë, mendohet se është përgjegjës për ndezjen e sobe me gaz dhe shkaktimin e një zjarri, njoftoi policia e qytetit gjerman të Lennestadtit.
Shërbimet e urgjencës besojnë se zjarri u ndez kur qeni ngriti putrat e tij të përparme në pjesën e sipërme të sobës dhe e ndezi atë.
Ndërsa nuhatnin aromë tymi, fqinjët thirrën shërbimet e zjarrfikësve, të cilët shuan flakët.
Askush nuk u lëndua, por banesa ka mbetur e pabanueshme me dëmet që kapin mbi 10 000 euro.
Edhe qeni shpëtoi i padëmtuar.
Fraksion.com