AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë respektimin e masave në Shqipëri

 Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun për vdekjet për 1 mln banorë nga COVID-19, ku Shqipëria renditet e fundit mes vendeve si Spanja, SHBA-ja, Italia, Belgjika, për të cilat janë kritikuar se nuk kanë marrë masat në kohë.

Kryeministri thekson  se masat janë një  tregues i qartë që kurba e ulët është rezultat i reflektimit në kohë.

🔴 VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri👍

🔴 Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

🔴 Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm!”, shkruan Rama në Facebook

Postimi:

Fraksion.com