AktualitetRajoniTë fundit

Serbi: Sot rritja më e madhe e të infektuarëve që nga fillimi i koronavirusit

Serbia raportoi sot rritjen më të madhe ditore të infeksioneve me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, ku më shumë se një e katërta e tyre ishte në një azil pleqsh.

”Nga 424 raste të reja, 140 janë zbuluar në një azil pleqsh në Nish, 250 kilometra në jug të Beogradit”, tha epidemiologu Branislav Tiodoroviç në një konferencë të përditshme për shtyp.

”Qendra kishte 256 të moshuar dhe një staf prej 77 personash. I gjithë objekti është vendosur nën karantinë”, shtoi ai.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se sëmundja u përhap sepse stafi kishte lejuar të afërmit që të vizitonin dhe madje të merrnin të moshuarit jashtë ndërtesës.

Policia e Nishit tha se kishte arrestuar drejtorin e qendrës me dyshimin se lejoi të ndodhnin shkeljet dhe u përpoq të fshehte faktin.

Ai mund të përballet deri në 12 vjet burg.

Serbia ka 4 054 raste të konfirmuara dhe 80 vdekje.

 

Fraksion.com