AktualitetPolitikëTë fundit

“Gjoba dhe burg për shkelësit e masave shtrënguese”; Rama: Do të ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor

Kryeministri Edi Rama njofton se në lidhje me masat e reja shtrënguese për sa i përket frenimit të përhapjes së CoVid-19 po përgatitet për t’i dërguar në parlament.

Rama tha se do të bëhen ndryshime në kodin penal & rrugor në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga njerëz të pabindur. Ai njofton se do të ketë edhe disa masa lehtësuese në ditët në vazhdim, por do të ndërmerren në përputhje me sigurinë e shëndetit të çdo qytetari.

Paketa me ndryshimet do të jetë gati brenda 15 prillit, ndërsa për t’u kaluar në Kuvend duhet shumicë e cilësuar. Nëse do të miratohen ndryshimet që do të propozojë qeveria, shkelësit nuk do të dënohen vetëm me gjoba, por do të përfundojnë në burg, ndërsa në Kodin Rrugor do të sanksionohen vitet e heqjes së lejes së drejtimit të makinës.

“Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë” shkruan Rama.

 

Fraksion.com