Gjithsej 132 të infektuar me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKPSHK) tha të premten se ka konfirmuar edhe gjashtë raste pozitive në testet për koronavirus.
Përmes një komunikate për media, IKPSHK-ja njoftoi se në total janë testuar 105 mostra.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji – Pejë, një me vendbanim në Pejë dhe një e karantinuar”, thuhet në komunikatë.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 132.
IKPSHK-ja po ashtu bëri të ditur se të premten janë shëruar gjashtë pacientë nga koronavirusi, të cilët e çojnë në 16 numrin e të shëruarve deri më sot.
Nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Kosovë ka vdekur një person.
Fraksion.com