Itali: Pacienti “një” që dyshohet se përhapi qëllimisht koronavirusin drejt daljes nga spitali
Pacienti “një” me koronavirus mund të jetë drejt rrugës së duhur për të dalë nga spitali San Matteo në Pavia, Itali.
Këshilltari i Mirëqenies në Lombardi, Giulio Gallera tha se 38-vjeçari nga Codogno kishte dalë nga kujdesi intensiv.
Pacienti Mattia u shtrua në spital rreth një muaj më parë. Pavarësisht lajmit të mirë për gjendjen shëndetësore, pacienti nuk do të shohë më babanë e tij, një nga 62 viktimat e qytetit të Castiglione d’Adda.
Edhe gruaja e Mattia, 8 muajshe shtatzënë ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit. Pacienti “një” kishte qenë në spital disa ditë para se të diagnsotikohej me Covid-19. Për këtë çështje, prokurori i Lombardisë, Domenico Chiaro ka hapur një hetim pasi dyshon se Mattia ka përhapur pandeminë qëllimisht.
Që nga ajo ditë jeta në Lombardi është kthyer përmbys dhe çdo ditë ka qindra viktima.
Siç shkruan ‘TgCom24’, Gallera raportoi se rajoni mund të ketë një rënie të të infektuarve nga e hëna e tutje.
Fraksion.com