AktualitetPolitikë

“Mesa duket nuk po merremi vesh”, Rama, masë ekstreme: Lëvizja në këmbë në 2 orare: Ndalohet dalja me persona të tjerë në krah

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër kufizim sa i përket lëvzijes në këmbë teksa vetë 6 orë në ditë do të lejohen qytetarët të dalin jashtë.

Në fashat e orareve 06:00- 10:00 të paradites dhe 16:00- 18 të pasdites do të lejohen, në oraret e tjera gjobë 19 mijë lekë. Po ashtu ndalohet ecja në këmbë me persona në krah nga dita e nesërme.

Pra kjo do të thotë se nga 24 orë asnjë qytetar nuk do të dalë nga shtëpia as me persona të tjerë në krah përveç se katër orëve të paradites dhe dy orëve të pasdites.

Ndoshta mossensibilizimi i shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi ka bërë Ramën të marrë këtë masë ekstreme pasi thekson se ”Mesa duket nuk po kuptohemi’.

STATUSI I EDI RAMËS

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

🔴 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

🔴 BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

🔴 NDJESË 1000 HERË🙏 PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

 

Fraksion.com