“Kush është mbi 70 vjeç”; MSH: Mos dilni nga shtëpia!
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat pohoi se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 51, ndërkohë që në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 20 persona.
Në emër të Ministrisë të Shëndetësisë ajo i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi 70 vjeç, që mos të dalin nga shtëpia, pasi rrezikojnë të preken nga koronavirusi.
“Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:
Telefononi në numrin 127!
Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!
Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.
SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.
Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.
Qëndroni në shtëpi!
Respektoni rregullat e reja!
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”, tha Rakacolli.
Fraksion.com