AktualitetTë fundit

Kishte fshehur pako me kokainë në bark dhe këpucë; Arrestohet 32-vjeçari

Policia Kufitare në Kapshticë ka zbuluar dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike të fshehur në trupin e shtetasit I. Q., rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike.

Kapshticë

Policia Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, zbulon dhe sekuestron një tjetër sasi lënde narkotike të presuar, të fshehur në trupin e një shtetasi.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, si rezultat i aplikimit të masave të shtuara dhe në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, automjetin tip “Ford Fiesta”, me drejtues shtetasin I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

 

Fraksion.com