Life StyleTë fundit

I kujtuan të atin; Soni Malaj përlotet në emision

Mbrëmjen e sotme, Soni Malaj ishte pjesë e jurisë së “Top Talent”.

Këngëtarja dha vlerësimet e saj për konkurrentët dhe njëra prej tyre e ka përlotur.

Vlera Krasniqi, këndoi baladën e Christina Aguliera-s, “Hurt”,  dhe ja doli jo vetëm të votohet pozitivisht nga juria, por dhe të emocionojë këngëtaren. Pas duartrokitjeve, Soni tha se kjo ishte kënga që Christina ja ka kushtuar të atit, si për të shpjeguar arsyen pse ishte përlotur.

Me emocione, u bashkua dhe moderatorja Ori Nebiaj e cila gjithashtu nuk e ka të atin.

Për të gjitha ne gocat e babait…”, tha Ori.

 

 

Fraksion.com