Vuçiç: Serbisë i duhet miqësia e Shteteve të Bashkuara
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se Serbia ka nevojë për miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai i bëri këto komente pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke e vlerësuar lartë siç tha, faktin se zyrtarët amerikanë janë të qartë në qëndrimin e tyre sa i përket statusit të Kosovës, por duan ta dëgjojnë Serbinë dhe të kuptojnë problemet serbe.
“Janë disa në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët nuk e keni kurrë të qartë se në çfarë pozitash jeni. Me amerikanët e dini. Nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës por jam mirënjohës që duan ta dëgjojnë Serbinë dhe të kuptojnë problemet e saj. Më shumë nuk mund të pritet dhe do të ishte joreale të pritet”, tha ai.
Састао сам се данас у Вашингтону са @SecPompeo, државним секретаром САД.
I met today in Washington with the US Secretary of State @SecPompeo. pic.twitter.com/UtcBmPvSlb
— Александар Вучић (@predsednikrs) March 2, 2020
residenti i Serbisë po qëndron në Washington për një vizitë disaditëshe gjatë së cilës është takuar edhe me zyrtarë të tjerë, përfshirë përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkani Perëndimor Mathew Palmer.
Para tij takime të ngjashme zhvilloi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit zyrtarët amerikanë i kërkuan që Kosova të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, për t’u hapur rrugën bisedimeve ndërmjet të dyja palëve.
Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi heqjen e kushtëzuar të tarifave, një qëndrim që u mirëprit nga Bashkimi Evropian, por jo edhe nga Shtetet e Bashkuara që kërkojnë heqjen e tërësishme të tyre./voa
Fraksion.com