AktualitetPolitikëTë fundit

“Greva e urisë”; Basha viziton punëtorët e Pompimit në Poçem: Unë dhe PD do jemi zëri juaj, do zhbëj çdo padrejtësi

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Poçem në mbështetje të punëtorëve të Pompimit të cilët vijojnë grevën prej 8 ditësh. Basha thotë se ata janë keqtrajtuar nga qeveria, ndërsa shprehet se në këtë betejë Partia Demokratike do të jetë zëri i tyre.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. PoTë Dëgjoj”, shkruan Basha.

Një nga organizatorët e grevës së urisë së 10 naftëtarëve të Ballshit ka deklaruar për Report Tv se qëndrimi i tyre do të vijojë. Ai tha se nëse do të marrin tre paga do të negociojnë për hapat e tjerë, ndërsa u shpreh se i gjithë qyteti e ka jetën të lidhur me këtë rafineri.

“Ditën e sotme kemi bërë një njoftim për të organet kompetente. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me grevën e urisë. Do kërkojmë edhe mirëkuptimin e bizneseve, për disa hapa në fillim. Shpresoj të kemi një reagim sa më shpejt. Në uzinë operojnë rreth 870 punonjës. Kërkesat tona janë bazike. Prej muajit shtator kompania ka ndërprerë veprimtarinë. Ata thotë se detyrimet shëndetësore janë paguar, por ne nuk kemi marrë pagë. Biznesi me shtetin është në rregull. Shteti mbi cilën pagë i ka marrë këto detyrime. Këta duhet të na informojnë se cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë. Palët të ulen në tavolinë dhe të flasin të negociojnë.  Ne kemi bërë  javën e kaluar takime në ministri. Të dyja palët e kanë shumë të qartë kërkesën tonë. Në rast se ata na likujdojnë sot për tre paga ne do të flasim për fatin e rafinerisë. Këtu nuk jam unë që e ka marrë përsipër. Ne kemi një staf të mirëorganizuar. 10 punonjësit në grevë urie përfaqësojnë 900 punonjësit. Në grevë është i gjithë qyteti që e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. Sot ka një vendim nga ana e tyre për të refuzuar ndihmën mjekësore”, u shpreh ai.

Punëtorët e stacionit të Pompimit të Poçemit kanë vijuar grevën e urisë në ditën e tetë të saj, duke kërkuar pagat e prapambetura të 27 muajve. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ata thonë se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohet kërkesa e tyre, ndërsa ditën e sotme kanë refuzuar edhe ndihmën mjekësore.

Punëtorët sot po vuajnë pasojat e privatizimi të uzinës së naftës dhe ndryshimit të shumë pronarëve brenda një kohë të shkurtër.

 

Fraksion.com