AktualitetPolitikëTë fundit

“Për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE”; Presidenca, Spiropalit: Moj e çmendura E.

Pas përgjigjes nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësi i Presidentit Meta ka reaguar duke replikuar me një postim në Facebook me Elisa Spiropalin.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i kujton Spiropalit se “popullin do e shihni shumë shpejt”.

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd”, shkruan Blushi.

Ministrja Spiropali në “Twitter” tha se ideja per grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

Shkrimi i plotë i Tedi Blushit

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!
Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

 

Fraksion.com