Life StyleTë fundit

Tatuazhet super në modë; Rita Ora bën të radhës dhe …

Të gjithë ju adhuruesit e tatuazheve na lejoni t’ju tregojmë trendin më të ri që po e përqafojnë të gjithë të famshmit dhe jo vetëm!

Është fjala për tatuazhet minimaliste, ato që janë thuajse të padallueshme por që mbartin kuptim të madh sigurisht.

Pas Kaia Gerber, e cila tregoi tatuazhin e saj elegant të bërë në shpatull, (një zemër që mbahet fort nga dy krahë), tani është radha e Rita Orës.

Kjo e fundit ka treguar tre tatuazhet e saj të vegjël që ka bërë në dorë dhe në krahë! Një hënë dhe një kryq, shoqëruar nga një fjalë që lexon “Power” pra fuqi.

Tani që po vjen pranvera është koha të mendojmë për risi dhe këto tatuazhe janë super ide.

 

Tendencat më të mira të tatuazheve për gratë në vitin 2020 do të jenë këto dizajne të vogla që mund t’i shihni më poshtë:

 

Fraksion.com