AktualitetPolitikëTë fundit

Takimi Basha-Kurti: Bashkëpunim për qytetarët

Në përfundim të takimit që pati me Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, kryetari i PD Lulzim Basha tha se prioritetet për popullin e Kosovës janë të qarta.

Ai deklaroi se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë dhe për të ndalur shpopullimin.

“Do bashkëpunojmë, për të mirën e qytetarëve. Do të jemi në shërbim të tyre, për të ngritur mirëqenien”, tha  Basha.

Ndërkohë Basha tha: E sigurova se për PD dhe opozitën prioritet për bashkëpunim me Kosovën janë të qarta, ne do bëjmë gjithcka për tregti të lirë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Po ashtu mbështesim procesin e njohjes së Kosovës, për vizat, për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës mund të mbështeten te ne për çdo ndihmë. Sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”.
Kurti tha se “Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre.”

 

Fraksion.com