AktualitetBota+Të fundit

Cakaj dhe Dimitrov ngushëllojnë Turqinë për viktimat nga orteku dhe aksidenti ajror

Shefat e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë shprehur ngushëllime për viktimat nga orteku, si dhe për aksidentin ajror në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll të Turqisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në rrjetet sociale shkroi se është “shumë pikëlluese të dëgjosh për jetët e humbura në ortekun në Turqi”.

“Qëndroni të fortë Mevlüt Çavuşoğlu (kryediplomati turk) dhe të gjithë të tjerët në Turqi. Ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave dhe të gjithë miqtë tanë turq”, shkroi Dimitrov.

Ndërkaq, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në rrjetet sociale shprehu ngushëllime për “vëllezërit turq dhe familjet e viktimave”.

“Thellë i pikëlluar nga tragjedia në Bahçesaray, në Turqinë lindore dhe nga aksidenti ajror në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për vëllezërit tanë turq dhe familjet e viktimave”, shkroi Cakaj.

Kujtojmë se të paktën 41 persona humbën jetën si pasojë e e dy ortekëve në Van në lindje të Turqisë.

Nga ana tjetër, një avion i një kompanie private ajrore rrëshqiti jashtë pistës në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit, ku 3 persona humbën jetën dhe më shumë se 190 të tjerë u plagosën./aa

 

Fraksion.com