AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Shqipëria  regjim hibrid, një hap larg autoritarizmit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në twteer lidhur me  “indeksi i demokracisë” i publikuar nga The Economist Institute Unite.

Basha thotë  Shqipëria ka një regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale.
Ai  për zbritjen me tre vende nga i 76-ti në i 79-ti akuzon qeverinë të cilën e konsideron të dështuar.

Statusi i Bashës

Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë  regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes se keqe ku ka katandisur kjo qeverisje e dështuar vendin.

foto galeri

 

Fraksion.com