Presidentja e KE-së: Konferenca e donatorëve për Shqipërinë mbahet më 17 shkurt
Më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve të BE për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntor. Lajmin e ka dhënë presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Koracisë , Andrej Plenkoviç me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga ky vend.
“Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Balkkanin Perëndimor” tha Ursula Von Der Leyen.
Më pas presidentja e KE është shprehur se tashmë me marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia që është një vend që sapo ka hyrë në Bashkimin Evropian, do të punojnë fortë që edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjendet një rrugë për të hapur negociatat e anëtarësimit.
” Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë. Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave per të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. ” tha më tej presidentja e KE.
Ndërkohë Ursula Von der Leyen ka thënë se do të punohet fort që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të krijohet një metodologji për anëtarësimin në BE para samitit të Zagrebit.
” Duhet të prezantojmë një metodologji para samitit të Zagrepit. Është diçka që vlen të përmendet se vetë Kroacia e ka të freskët eksperiencën e një vendi të tillë që u bë së fundmi pjesë e BE. Besoj se do punojmë për çështje që janë ngritur tashmë dhe do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë.” tha më pas ajo.
Fraksion.com