“Gjithmonë kam dashur një foto si kjo” Greg Rama zbulon atmosferën e ndërrimit të viteve në familjen e kryeministrit
Një foto familjare të gjithë bashkë. Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori, ka zbuluar momente nga atmosfera e ndërrimit të viteve.
Gregu ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale atmosferën e ngrohtë në familjen e tyre në natën e ndërrimit të viteve.
Gregu ka postuar një foto ku shfaqet me Rean dhe Zahon.
“Për aq kohë sa mbaj mend, gjithmonë kam dashur një foto si kjo”, shkruan Gregu.
Edhe Rea ka postuar gjithashtu një foto me dy vëllezërit teksa luajnë e qeshin së bashku.