AktualitetBota+Op-EdTë fundit

Impeachment, Trumpi e meritonte

Nga  Alexandra von Nahmen

    
Vota ishte shumë e qartë: Thuajse të gjithë demokratët, të cilët në Kongres përbëjnë shumicën, votuan për ngritjen e aktakuzës ndaj Donald Trumpit dhe për nisjen e procedurës për largimin e tij nga posti i presidentit. Ata votuan ndonëse shumë demokratë edhe vet vijnë nga qarqe konservatore tradicionale zgjedhore. Republikanët ishin unik në votimin e tyre kundër, por këtë vendim nuk mundën ta evitojnë.

Ky është suksesi më i madh i Partisë Demokrate dhe kundërshtares së Trumpit, Nancy Pelosi. Ajo ia doli të unifikojë qëndrimet e demokratëve, por ajo nuk ia doli t’i bindë edhe republikanët që të mbështesin këtë procedurë. Republikanët – ndonëse shumë vëzhgues nuk mund të kuptojnë qëndrimin e tyre – kanë vendosur të mbështesin presidentin dhe të mbyllin sytë para sjelljes së tij skandaloze. Por një skenar tjetër nuk mund të pritej.

Atmosfera e helmuar

Procesi i Impeachment-it ka përçarë opinionin amerikan edhe më shumë. Në të ardhmen do të ketë mbase një luftë edhe më të ashpër politike. Atmosfera do të helmohet edhe më shumë, tonet do të ashpërsohen. E në fund Donald Trumpi mbase do të shpallet në Senatin e kontrollluar nga republikanët i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave. Impeachment-i do të përdoret si municion në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale, për të mobilizuar bazën e kandidatëve për president.

Pasojat për demokratët mund të jenë dramatike – mund të mos ketë ndryshim në Shtëpinë e Bardhë, mund të humbasë shumica në Dhomën e Përfaqësuesve, zgjedhësit mund të zhgënjehen dhe të shpërthejë kriza e udhëheqjes në këtë parti. Të gjitha këto mund të ndodhin. Ndoshta. Por ishte e domosdoshme dhe e drejtë që të përballen me Donald Trumpin.

Trumpi beson se ai vet është Senati

Si mund të vazhdojë politika e tanishme me një president, i cili lut një vend tjetër, në këtë rast Ukrainën, që ta mbështesë për rizgjedhje në këtë post? Dhe ate vetëm një ditë pas publikimit të raportit të hetuesit të posaçëm Mueller, për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Si mund të vazhdojë një politikë e deritanishme, me një president i cili shan në mënyrën më të vrazhdtë kundërshtrët e tij politik, i cili sillet si një autokrat dhe pengon punën e Kongresit në kryerjen e detyrës së tij?

Po të mos reagonin deputetët demokratë, kjo do të thoshte se Kongresi, si një institucion shumë i respektuar në vend, po e eliminon vetëveten. Ai që nuk është i gatshëm të mbrojë Kushtetutën amerikane, nuk duhet të betohet fare se do t’i shërbejë vendit. Demokratët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër.

Detyrimi

Një pjesë e zgjedhësve amerikanë duket se nuk interesohet fare për faktin që presidenti i tyre beson se ai qëndron mbi ligjin. Por ata që mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se ekzekutivi duhet të kontrollohet, atëherë duhet të përfshihen në këtë çështje. Kjo nuk është ndonjë llomotitje e pavlefshme për ndërgjegjen dhe moralin, por një detyrim dhe përgjegjësi për vendin.

Cilat do të ishin pasojat për këtë botë nëse tiranët dhe autokratët nuk kundërshtohen – për shkak të kalkulimeve politike dhe mundësisë që të mos arrihen qëllimet politike? Demokratët do të humbisnin çdo lloj besueshmërie, po të mos vepronin.

Zgjedhjet e ardhshme

Ndaj ata po përpiqen që të bëjnë një sparkatël të vështirë: Të largojnë Trumpin nga posti i tij dhe njëkohësisht të vazhdojnë bashkpëunimin kontruktiv me republikanët në çështjet që janë me interes për të gjithë amerikanët.

Tani nuk dihet se si do të përfunojë kjo histori. Por është pak e besueshme që procesi i Impeachment-it do ta ndryshojë stilin qeverisës të Trumpit dhe mos respektin e tij ndaj rregullave dhe moralit. Nuk dihet po ashtu se si do të veprojnë zgjedhësit në vendvotime. Por një është e sigurt: Presidenca e Donald Trumpit do ta ketë gjithmonjë një njollë. Të “vazhdojmë si deri tani”, definitivisht nuk ëshë e mundur./DW

 

Fraksion.com