Minishengeni; Kryeministria: Kosovës ja kemi dërguar ftesën tek Presidenti Thaçi
Kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e Mini-Shengenit Ballkanik.
“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Më herët Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk ka ftesë nga Shqipëria për Samitin e radhës për minishengenin ballkanik që do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.
Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se edhe nëse kjo ftesë vjen nga homologu i tij Edi Rama është i vendosur që të mos marrë pjesë.
“Kosova nbuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë”, u shpreh Haradinaj
Fraksion.com