AktualitetTë fundit

Posta në Durrës; Inxhinierët sllovenë: Godina e sigurt, qytetarët mund të marrin shërbime normalisht

 Ekspertët shqiptarë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të cilët po asistohen edhe nga ekspertë sllovenë inspektuan të premten filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

“Godina është e sigurt dhe qytetarët mund të vijojnë me marrjen e shërbimeve pranë sporteleve të filialit të Postës Shqiptare, në Durrës”, thuhet në njoftimin për shtyp të FSHZH-së.

Inspektorë të FSHZH-së të shoqëruar me ekspertë të huaj, vazhdojnë punën duke inspektuar me intensitet të lartë banesat në të gjitha zonat e prekura rëndë nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit.

Krahas banesave të qytetarëve, FSHZH në bashkëpunim të ekspertë nga vende mike që kanë ardhur në ndihmë, kanë zhvilluar vlerësime edhe në institucionet që japin shërbime.

 

Fraksion.com