AktualitetTë fundit

Dëbohet shqiptari nga Italia, akuzohet si terrorist

Një shqiptar 32-vjeçar, i identifikuar si Florian Saraçi është dëbuar nga policia italiane pasi akuzohet si një terrorist i mundshëm.

Mbrëmjen e kaluar, ai u nis drejt Tiranës, i shoqëruar nga agjentët.  Selia e Policisë së Venecias në bashkëpunim me Trevison kryen urdhrin e dëbimit nga territori italian, i konsideruar “subjekt i rrezikshëm” për rendin publik për shkak të shndërrimit të tij.

Edhe në nivelin familjar, ai i kishte marrëdhëniet tepër të tensionuara pasi gruaja e denoncoi për keqtrajtim e dhunë ndaj vajzës.

Arsyeja e grindjeve ishte për shkak të besimit fetar të të dyshuarit, i cili e detyronte gruan të shkonte në xhami e të vishej vetëm rroba që i konsideronte të përshtatshme për fenë islame.

Prefekti i Trevisos i revokoi lejen e qëndrimit afatgjatë dhe firmosi urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri duke  e konsideruar person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike.

 

Fraksion.com