Ekspertët izraelitë: Dy shkollat “Bajram Curri” dhe “Abedin Dino” të sigurta për mësim
Në zonat e prekura nga tërmeti vazhdon intensivisht vlerësimi i banesave nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, të ardhur nga disa shtete të Europës dhe më gjerë.
Ndër ekipet e specializuara që kanë ardhur në vendin tonë për vlerësim banesash janë edhe ekspertët izraelitë.
Ditën e sotme një ekip izraelit ka vlerësuar nga afër dy shkolla në Durrës, respektivisht shkollën ‘Bajram Curri’ dhe shkollën ‘Abedin Dino’.
Pas ekspertimit, ata kanë konfirmuar se shkollat janë në rregull për të vijuar procesin normal mësimor.
Në fund, pas punës së kryer në këto shkolla, ekipi izraelit së bashku me punonjës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë bërë shqiponjën me duar, simbolin kombëtar të Shqipërisë.
Fraksion.com