Mijëra azilkërkues kanë paraqitur disa herë kërkesa
Azilkërkuesit janë dëbuar disa herë dhe janë kthyer në vend, njofton “Welt am Sonntag”. Kjo praktikë duhet të ndryshojë mendjnë autirtetet. CSU propozon ndalimin e rikthimit të tyre në vend.
Mediat njoftojnë se ka gjithësejt 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil. Në vitin 2012 ata janë futur në Gjermani, kanë paraqitur një kërkesë për azil, e cila është reufzuar, janë dëbuar nga vendi, apo janë larguar vullnetaisht, e më pas sërish janë kthyer.
Por kjo shifër është e vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm. Në periudhën prej vitit 2010 – 2018 janë futur në Gjermani të paktën 1,78 milionë refugjatë.
Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) ka propozuar para tre muajsh ndryshime në rregulla, pas rikthimit në vend të një personi nga Libia që ka kryer edhe vepra penale. Ai propozon që në rast kthimi, personat të mbahen nën masa arresti tërë kohën, deri sa nuk vendoset sërish për kërkesën e tyre për azil.
Politikanja e CSU Andrea Lindholz, e cila kryeson Komisionin e Brendshëm në Bundestag, kërkon masa edhe më të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat, pra ndaj personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Gjermani. “Secili që shkel rregullat duhet të përfundojë në burg”, tha ajo.
Fraksion.com