Gjendet një trup i pajetë në trotuar në Tiranë
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , u gjet pa shenja jete shtetasi S. B.,75 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com