Shkarkimi i Kajmakut: Reagon kryeministri Rama
Pasi KQZ shkarkoi unanimisht Agim Kajmakun si kryetar të Bashkisë Vorë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët, Rama u shpreh i habitur nga interesimi i gazetarëve, teksa u përgjigj shkurtimisht: “Institucionet janë institucione”…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku, duke e gjetur mandatin e tij të pavlefshëm.
Në mbledhjen e sotme KQZ shqyrtoi kërkesën e Partisë Demokratike, për të vendosur për shkarkimin e Kajmakut.
Ky shkarkim vjen pasi u verifikua nga Prokuroria se ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.
Fraksion.com