Kompania Qantas ndal operimin e aeroplanit Boeing 737 pasi vëren “çarje”
Kompania ajrore australiane, Qantas, ka ndalur operimin e llojit të aeroplanëve Boeing 737 NG, pasi ka gjetur disa “çarje” në një pjesë.
Kjo kompani ka thënë më pas se edhe shumë linja tjera ajrore janë duke vëzhguar aeroplanët e tyre të po këtij lloji, ndërkohë që edhe vetë Boeing ka thënë se hapësira afër një krahu mund të jetë vend e prirur për çarje.
Agjencia e lajmeve, AFP, ka raportuar se rreth 50 aeroplanë në gjithë botën janë ulur në tokë, për shkak të kësaj çështjeje.
Muajin e kaluar, rregullatorët ajrorë amerikanë kanë urdhëruar kryerjen e kontrolleve të të gjithë aeroplanëve 737 NG, të cilët kanë realizuar më shumë se 30,000 fluturime.
Qantas ka thënë se asnjë prej aeroplanëve të këtij lloji të linjën e saj nuk kanë fluturuar më shumë se 30,000 herë.
Ky lajm ka ardhur në kohën kur kompania Boeing është detyruar të ndalë operimin e aeroplanëve të llojit, Boeing 737 Max në muajin mars, pas dy aksidenteve në të cilat është përfshirë kjo pajisje.
Si pasojë e këtyre tragjedive, në Indonezi dhe Etiopi kanë vdekur 346 persona.
Të mërkurën, shefi ekzekutiv i kompanisë Boeing, Dennis Muilenburg u ka thënë ligjvënësve se kompania ka bërë gabime kur është në pyetje flota e aeroplanëve 737 Max.
Ligjëvnësit kanë akuzuar kompaninë Boeing për përshpejtim të procesit të testimit të këtyre aeroplanëve.
Fraksion.com