“Nëse nuk respektohet marrëveshja: Kërcënimi i Erdogan: Do të rifillojmë ofensivën në Siri
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se ofensiva në verilindje të Sirisë do të rifillojë që prej të martës në mbrëmje nëse forcat kurde nuk tërhiqen nga ky sektor, ashtu si e parashikon armëpushimi.
“Nëse premtimet janë respektuar deri të martën në mbrëmje, çështja e zonës së sigurisë do të zgjidhet. Në mungesë të kësaj, operacioni “Burimi i Paqes” do të rifillojë që prej përfundimit të afatit prej 120 orësh”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi.
Në kuadër të një marrëveshjeje të arritur dje nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence gjatë një vizite në Ankara, Turqia ka pranuar të pezullojë për pesë ditë ofensivën e ndërmarrë më 9 tetor dhe t’i japë fund nëse forcat kurde të YPG, konsideruar si terroriste nga Ankaraja, të tërhiqen gjatë kësaj periudhe nga zonat kufitare të Turqisë në verilindje të Sirisë.
“Ne kemi vendosur një limit prej 120 orësh në përfundim të të cilave ky rajon duhet të jetë pastruar nga grupet terroriste”, shtoi Erdogan.
Fraksion.com