Brnabiç: Helmimi është kurth; Kryeministrja serbe e cilëson përpjekje për manipulim
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e cilësoi ndërprerjen e numërimit të votave nga Serbia si një “përpjekje që në qeverinë e re të Prishtinës, të hyjnë serbët që dëshiron pala tjetër”.
“Kam frikë se atyre nuk u intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin Ushtrinë e Kosovës, shkelën kushtetutën e tyre”, tha Brnabic për Tv Pink.
Nëntë persona, në mesin e të cilëve edhe 2 gra shtatzënë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet e votave të mbërritura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit, patën menjëherë shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për një helmim.
Personat e shtruar në spital thanë se fill pas hapjes së zarfeve, është ndjerë një erë kundërmuese. Presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore që rasti të hetohet menjëherë, e deri në fund të hetimeve, numërimi I votave nga Serbia është pezulluar. Por drejtori I Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric deklaroi se “ky incident ishte praktikisht është një paralajmërim se po përgatitet manipulimi i votave serbe në Kosovë”.
“E gjithë kjo po bëhet për të akuzuar edhe një herë në mënyrë të gabuar serbët dhe t’i ekspozojë ata në urrejtje. Po përgatitet manipulimi i votave të qytetarëve serbë, për t’u hapur rrugë njerëzve të Albin Kurtit në parlament”, thuhet në reagimin e tij./tch
Fraksion.com