Balla: Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani, në kuadër të një vizite zyrtare. Përmes fotove nga takimet zyrtare, publikuar në rrjete sociale, Balla shkruan se sot dhe nesër do të zhvillojnë takime intensive në Qeverinë dhe Parlamentin e Rumanisë
“Takimi i parë me Zëvendës Kryeministrin-Ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe me Ministrin e Financave Eugen Teodorovici. Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.
Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim.
Pasdite do të vijojë takimi me Kryeministren e Rumanisë Viorica Dăncilă kryetare e PSD, si dhe në parlament me drejtues të grupeve parlamentare të opozitës.” shkruan Balla.
Fraksion.com