Autoritet greke; Droga e nisur nga Shqipëria do të këmbehej në Turqi
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar para pak minutash një motoskaf, në brigjet e Mitilinit në detin Egje, i cili transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Turqi.
Mësohet se një helikopter i Frontex dhe disa motovedeta të rojes bregdetare munden të gjejnë njërin prej motoskafeve të tranfikantëve, në momentin që dilte prej brigjeve turke, i ndjekur prej policisë turke, sipas top channel.
Mbas ndjekies për gati dy orë, roja bregdetare hapi zjarr duke nxjerrë jashtë funksionit motorët e gomones së trafikantëve.
Deri tani mësohet se janë arrestuar tre trafikantë, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike, ndërsa vazhdon operacioni për gjetjen e nje gomoneje të dytëm, në të cilën dyshohet se janë ngarkuar sasi të mëdha kanabisi.
Gomonja e sekuestruar dhe të arrestuarit po dërgohen në portin e Mitilinit, ndërsa gjatë orëve në vazhdim priten detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Dy vite më parë, një motoskaf shqiptar u ndalua në brigjet e ishullit Kea në detin Egje, me më shumë se 1500 kg kanabis në bord. Në pranga ranë 3 skafiste dhe 3 bashkëpunëtore të tyre në tokë, mes tyre një bisnesmen i njohur grek.
Fraksion.com