AktualitetTë fundit

“17 herë tërmete të forta lëkundën Shqipërinë”; Lëkundje në mëngjes si dhe gjatë natës (Tabelat)

Ankthi vazhdon. Shqipëria është lëkundur plot 17 herë nga tërmetet e forta, prej pasdites së djeshme në orën 16:04.

Tërmeti i parë ishte dhe më i tmerrshmi, me një magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, që ishte dhe më i forti i tre dekadave të fundit.

 

Ky tërmet shkaktoi dëme të mëdha në Durrës dhe Tiranë, duke shkatërruar mbi 100 banesa dhe 7 pallate, si dhe duke lënduar me dhjetëra qytetarë. Pas kësaj lëkundjeje dramatike, që shkaktoi panik e tmerr te qytetarët, lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë kohës, por me magnitudë më të vogël.

Një tjetër tërmet i fortë u shënua dhe në mesnatë pak pas orës 00:00, me magnitudë 5 ballë, ndërsa lëkundje të tjera të forta janë shënuar gjatë natës, duke bërë që shumë qytetarë të kalojnë natën jashtë.

Në orën 00.07 u shënua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, duke bërë që njerëzit të dalin nga banesat.

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës rihter u shënua në 02.28 pas mesnate, duke krijuar panik mes banorëve, me epiqendër po në Durrës në 60 kilometër thellësi.

Lëkundje të tjera me intensitet më të vogël ka pasur gjatë gjithë natës, por të kategorisë rreth 3 ballë, duke mos u cilësuar problematike.

Lëkundja më e fundit ka qenë në orën 06.46 të mëngjesit të sotëm, me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter në 15 kilometër thellësi.

Epiqendra e tërmeteve ishte në Detin Adriatik, me një thellësi jo shumë larg qytetit të Durrësit, ndaj dhe pasojat më të mëdha kanë qenë në qytetin bregdetar.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com