Lajmi i Fundit: Shkëputet maja e malit në Tropojë (Video)
Është shkëputur ditën e sotme maja e një mali në Nikaj-Mërtur të Tropojës.
Nga burimet në vendngjarje mësohet se maja e malit është shkëputur në një zonë të pabanuar.
Mësohet se masivi shkëmbor nga maja e malit është shkëputur dhe ka rënë në një zonë që nuk banohet nga njeri.
Fshati është një zonë shkëmbore dhe shkëputja e gurëve aty është diçka e shpeshtë.
Report Tv sjell pamjet e filmuara nga qytetarët, teksa maja e malit shkëputet.
Administratori i njësisë Iballë thotë se në fshatin Nikaj-Mërtur në pyllë ka pasur një shkëputje shkëmbinjsh duke rënë në një zonë të pa banuar.
Ngjarja është parë nga banorë të zonës të fshatit Markaj, Lekbibaj, Tropojë.
Fraksion.com