Joga në ballkon; Bie nga 24 metra dhe thyen 110 kocka
Një studente nga kolegji meksikan është i gjallë pasi ra 24 metra lartësi nga ballkoni i saj ndërsa praktikonte një pozë në yoga.
Kjo foto tregon pikërisht momentin përpara se vajza që është varur në ballkon të rrëzohej prej aty nga një lartësi prej 24 metrash.
Alexa Terrazas ishte duke bërë joga në ballkonin e saj në San Pedro Meksikë, kur u rrëzua nga lartësia duke thyer 110 kocka.
23-vjeçarja ka marrë dëmtime të shumta pasi ka thyer të dy krahët, të dyja këmbët, kockat e legenit dhe të kokës.
Edhe pse ju nënshtrua një operacioni 11 orësh, gjendja e saj paraqitet e rëndë dhe mundësia për të ecur sërish është e vogël.