AktualitetPolitikëTë fundit

“Ke frikë nga Erdogani”; Mediat greke sulmojnë Ramën: Mos provoko, vjen nga errësira e Botës së Tretë

Ironia e përgjigjes së kryeministrit shqiptar në Twitter lidhur me vizitën e tij në Greqi, nuk është pritur aspak mirë nga mediat e vendit fqinjë, përkundrazi e kanë cilësuar si një njeri anti grek, duke i kujtuar emigracionin shqiptar etj. Ai tashmë po përballet me një reagim të këtyre mediave duke e cilësuar atë edhe si një frikacak të Erdoganit. Midis të tjerave Tribune.gr thekson se:

“Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike.Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bente pushime në Greqi. 

Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi.

Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi.

Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektohet  Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë.”/gazeta Shqip

 

Fraksion,com