AktualitetPolitikëTë fundit

“Dy tre çështje do i mbronte më mirë se unë”; Meta: Jam gati t’i lë zyrën

Presidenti Ilir Meta vijon të hedhë në tryezë propozim për zgjidhjen e krizës.  Në kuadër të gadishmërisë së tij që më 13 tetor të bëhen dhe zgjedhje presidenciale, Meta deklaron se është gati të lëshojë zyrën për një person me integritet Rexhep Meidani

E ftoj edhe njëherë kryeministrin Edi Rama të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për datën 13 tetor të Presidentit. Ftoj të gjitha foprcat politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje, jo ato që nuk duan dhe mund të mos duan asnjëherë, kush mund të detyrojë dikë të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptarë në përputhje me të drejtat e tyre, Kushtetutën e Shqipërisë, kodin zgjedhor, kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë. Ky është detyrim që u takon të gjithëve. Qeveria e konsideron normale, nuk ka asnjë problem të vazhdojë. Asnjëherë nuk i kam kërkuar Kryeministrit dhe askujt tjetër që të japë dorëheqjen për arsye se kjo gjë është kërkuar nga drejtues të opozitës që ka ikur nga parlamenti apo kushdo tjetër.

Qeverisë gjithmonë i kam kërkuar të tregojë pergjegjësitë e saj, të respektojë kufijtë e saj që i ka përecaktuar Kushtetuta, ndarjen e pushteteve dhe të ofrojë disa garanci të domosdoshme për një proces normal zgjedhor. Nuk kam pasur dhe nuk kam iluzione që Shqipëria sot apo për dy vjet do të organizojë zgjedhje daneze sepse kjo është një çështje që kërkon një kulturë tjetër, kohë tjetër dhe që nuk krijohet as me 20 vite dhe as me 2 vite. Por zgjedhje të paktën të këtyre standardeve që kemi pasur dhe më të mira e kemi detyrim, ndryshe kemi zero për qind mundësi të hapim negociatat në tetor me BE dhe këtë e dinë të gjithë.

Sa i takon  Presidentit, ajo që mund të bëjë është shumë e thjeshtë, e ka bërë gjithmonë sa herë vendi ka qenë në situata të tilla, të japë shembullin personal.Nuk do zgjedhje parlamentare në 13 tetor, të bëjmë dhe zgjedhje presidenciale, nuk ka asnjë shqetësim, bashkë me zgjedhjet vendore. Të gjithë ata që mendojnë se presidenti ka dëmtuar unitetin e popullit shqiptar dhe u ka hequr të drejtën për zgjedhje qytetarëve shqiptarë të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë në 13 tetor me votën e tyre të lirë dhe demokratike. Jo vetëm kaq, Presidenti është më i hapur, nuk ka frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë.

Në rast se kërkon kryeministri të lërë edhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkuruar me 13 tetor para qytetarëve, por vetëm me një kusht, që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integritet i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik është mbi çdo gjë tjetër dhe nuk e ha shantazhin dhe presionin siç është profesor Rexhep Meidani.Kjo është terësisht e zgjidhshme, nuk e kam biseduar me njeri, por jam i sigurt se ato dy-tre çështje të rëndësishme të rëndësisë kombëtare që trajtohen nga kjo zyrë do ti mbronte ndoshta dhe më mirë se unë. Të mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës.Marrja e këtyre bashkive në këtë mënyrë nuk është as e ligjshme dhe as legjitime.

I ftoj të reflektojnë për ndryshe do më detyrojnë të ftoj të gjitha media botërore të shkojmë tek varri i Ramiz Alisë me një tufë me lule” .

Fraksion.com