AktualitetNATO/BETë fundit

NATO bashkëpunon me Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar reagimin ndaj fatkeqësive

Me ndihmën e NATO-s, Maqedonia Veriore po zbaton një sistem të ri për të rritur ndërgjegjësimin në kohë reale të situatës dhe për të trajtuar më mirë fatkeqësitë siç janë rrëshqitja e dheut dhe përmbytjet.

Sistemi i komandës së incidenteve të gjeneratës së ardhshme (NICS) mbështetet nga Programi i NATO-s për Shkencë për Paqen dhe Sigurinë (SPS). Sapo të vendoset, do t’u mundësojë respondentëve të parë që të shkëmbejnë informacione me shpejtësi dhe me efikasitet në lidhje me një incident, duke përfshirë vendndodhjet GPS ose imazhet përmes pajisjeve mobile.

“Ky projekt është një shembull se si Programi SPS mbështet Politikën e Hapur të NATO-s, duke ndihmuar për të përgatitur vendet kandidate si Maqedonia e Veriut për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët si parakusht për anëtarësimin e Aleancës”, tha Dr. Antonio Missiroli, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Sigurisë në Zhvillim gjatë një vizite të kohëve të fundit në Shkup.

Maqedonia e Veriut ka testuar me sukses sistemin gjatë ushtrimeve në terren të NATO-s në 2017 dhe 2018. Më shumë se 500 zyrtarë nga institucione të ndryshme janë trajnuar për përdorimin e NICS, dhe të gjitha organet relevante publike planifikojnë të integrojnë dhe përdorin sistemin deri në fund të vitit 2020.

 

Fraksion.com