AktualitetBota+Të fundit

Censusi 2020, gjykatat i kërkojnë sqarime administratës Trump

Gjykatat dhe disa shtete amerikane që sfiduan vendimin e administratës Trump lidhur me përfshirjen e pyetjes për nënshtetësinë në censusin e vitit 2020 po kërkojnë sqarimeve ndërsa Departamentet e Drejtësisë dhe Tregtisë ndryshuan papritur qëndrim pasi kishin pranuar më parë të finalizonin pyetësorit pa pyetjen mbi nënshtetësinë.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë arsyetimi i qeverisë për përfshirjen e çështjes së nënshtetësisë nuk i plotëson standardet për një shpjegim të qartë se pse duhet bërë kjo pyetje.

Çështja u duk se u mbyll ditën e martë kur Departamenti i Drejtësisë dhe ai Tregtisë bënë deklarata publike se procesi i printimit të formularit të regjistrimit do të bëhej pa pyetjen, në mënyrë që të përmbusheshin afatet për kryerjen e numërimit në kohë.

Por me një seri postimesh në tweeter Presidenti Donald Trump shkaktoi paqartësi lidhur me procesin ndërsa shkruante se “jemi absolutisht duke ecur përpara, siç duhet, për shkak të rëndësisë së përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje“.

Gjykatësi i Distriktit të Merilendit George Hazel ka vendosur si afat orën 2 pasdite (me orën lokale) të ditës së premte që qeveria të bëjë të ditur nëse do ta përfshijë ose jo çështjen e nënshtetësisë në formulrin e regjistrimit.

Kjo çështje mund të ngjallë potencialisht debatin nëse administrata po kërkon të ndrydhë numërimin e pakicave gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

Kundërshtarët demokratë të zotit Trump kanë pohuar se përfshirja e çështjes së shtetësisë është një marifet i republikanëve për të trembur emigrantët që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, nga frika se zyrtarët e imigracionit mund të kërkojnë më pas dëbimin e tyre nëse thonë se ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend. Një numër i vogël zonash demokrate me popullsi të madhe emigrantësh, kryesisht nga vendet latine, mund të zvogëlojë numrin e përfaqësimit në Kongres dhe t’u shkurtohen ndihmat federale, në rast të përfshirjes së pyetjes.

 

Fraksion.com