AktualitetTë fundit

Presidentit Meta del emri edhe tek vettingu në Polici

Vettingu në policinë e shtetit ka nisur. Të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës.

Ashtu si edhe vettingu në drejtësi, punonjësve të policisë do t’u bëhet vlerësimi i pasurisë, kontrolli I figurës si edhe vlerësimi i aftësive profesionale.  Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisioni i jashtëm i përbërë prej 15 personash që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Në prill të këtij viti, Presidenti Meta, nuk i dekretoi ndryshimet në ligj të propozuara nga Ministri i brendshëm, por një muaj më pas Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës, duke miratuar ndryshimet në 10 nene të ligjit.
Kujtojmë se po këtë vit, në Mars, vettingu përplasi në foltoren e kuvendit, Ministrin Sandër Lleshaj me ish-ministrin Fatmir Xhafaj, i cili është edhe inicatori i këtij ligji.

Nisja e procesit të vetëdeklarimeve solli edhe disa ngjarje me reagime ekstreme nga ana e policëve, të cilët në të kaluarën e tyre kishin patur probleme. Më pas mënyra e vettingut ndryshoi, duke ja kaluar për kompetencë SHÇBA për t’a ralizuar si proces, me argumentin që kjo strukturë e ministrisë së Brendshme ka kapacitetet e duhura për një process të shpejtë.

Më herët në Maj, Ministria e Brendshme deklaroi se procesi do të jetë transparent dhe se po krijohet një platformë online, ku do të jenë publike të gjitha informacionet dhe detajet lidhur me këtë proces./shqip

 

Fraksion.com