“Sjellje europiane nga të gjithë”; Meta zbardh takimin në Presidencë me Bashën
Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar në Facebook pas takimit të zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën në Presidencë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Meta tha se ka diskutuar me shefin e opozitës në lidhje me krizën aktuale që po kalon vendi dhe se ërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.
Ndërkohë, kreu i shtetit i ka bërë të njëjtën ftesë edhe kryeministrit Edi Rama, për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. Presidenti tha se do të jetë në zyrë për të pritur shefin e qeverisë deri në orën 13:00, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se nuk mund të shkojë për shkak të mungesës së kohës pasi ndodhet në fushatë.
Fraksion.com