Burrat shqiptarë rrinë në internet; Ja se çfarë bëjnë gratë
Edhe në përdorimin e teknologjisë ka diferenca gjinore mes shqiptarëve. Përqindja e burrave që përdorin celularët dhe internetin është më e lartë se sa e grave në Shqipëri.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, për vitin 2018, në mesin e 15-59 vjecarëve, 75,2% e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1% të grave. Sa i përket përdorimit të telefonit celular, sërish burrat kryesojnë. Përllogaritet 94.1 % e burrave, krahasuar me 89.2% të grave, pjesë e individëve që përdorin telefon celular.
Ndërsa sipas përllogaritjes së përdorimit të celularit sipas kryefamiljarit, shifrat tregojnë për 88% të burrave, ndërsa vetëm 80% e grave kryefamiljare e përdorin atë.
Sa i përket aksesit në internet sipas kryefamiljari, shifrat janë të barabarta, 12% për secilin.
Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë, duke u bazuar në anketa të shumta të kryera në vite. Duke bërë një diferencim mes një ankete nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018, vihet re se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin, ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.
Edhe më i shpejtë duket penetrimi i smartphone-ve në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë.
Sa i përket se për cfarë e përdorin internetin shqiptarët, Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat e një raporti të vitit të shkuar nga Alexa, flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter.
Fraksion.com